Maqedonia do të bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar të operatorit virtual celular britanik „Lycamobile“, ka publikuar në ueb faqen e saj kjo kompani, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi kryesor i operatorit të ri celular është që përmes çmimeve të lira tu mundësojë qytetarëve të Maqedonisë thirrje ndërkombëtare, respektivisht ndërlidhje me 20 shtetet anembanë botës në të cilët tashmë funksionon „Lycamobile”, dhe në të cilat ka mbi 15 milionë shfrytëzues.
Sipas informatave që i morëm në ueb faqen zyrtare të kompanisë, „Lycamobile“ është themeluar në vitin 2006, dhe deri më tani ka arritur të jetë e pranishme në Australi, Belgjikë, Britani të Madhe, Danimarkë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Holandë, Hongkong, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Spanjë, Suedi, ShBA, Tunizi dhe Zvicër./Telegrafi/