Site icon Telegrafi

Maqedonia bashkënikoqire e takimit me Pence me anëtaret e Kartës së Adriatikut

Indiana Gov. Mike Pence announces that the Centers for Medicaid and Medicare Services had approved the state's waiver request for the plan his administration calls HIP 2.0 during a speech in Indianapolis, Tuesday, Jan. 27, 2015. (AP Photo/Michael Conroy)

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, sot pasdite do të arrijë në Podgoricë, ku nesër pritet të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare dhe vendeve monitoruese të Kartës Adriatike, ku këtë vit, kryesuese është Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi qendra mediale e Qeverisë, Maqedonia së bashku me Malin e Zi është bashkënikoqire e ngjarjes së rëndësishme.

Pritet që amerikan Pence të theksojë angazhimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, politikat reformuese dhe sundimin e ligjit.

Në samit do të marrin pjesë kryeministra dhe kryetarë të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe shtetet me status monitorues, ndërsa Maqedoninë do ta prezantojë kryeministri Zoran Zaev.

Zaev, në prag të samitit në Podgoricë, ka theksuar se, do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së dhe nga vendet tjera-anëtare të NATO-s për pranim të Maqedonisë në Aleancës Veriatlantike, njofton AIM.

Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve monitoruese në grup, njofton AIM.

Grupi i Kartës së Adriatikut është formuar nën mbikëqyrje të SHBA-së në vitin 2003 dhe ka për qëllim të koordinojë aktivitetet për mbështetje të vendeve aspirative për anëtarësim në NATO. /Telegrafi/

Exit mobile version