Është arrestuar në shtetin e Maqedonisë, Afrim Rexhepi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Me shqetësim e mora lajmin për arrestimin e kryetarit të Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi nga Policia e Maqedonisë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Deri në këto momente nuk ka qartësi si erdhi deri të arrestimi i Rexhepit.