Qeveria për momentin nuk ka asnjë përgjigje nga Moska, nëse Rusia do të vendos masa reciproke ose masa tjera, si përgjigje për dëbimin e diplomatit të tyre nga Maqedonia.
“Për momentin nuk ka asgjë të re, vendimin tonë dje e shpjegoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev dhe mendojmë se janë respektuar procedurat diplomatike”, tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Punëve të Jashtme të hënën njoftoi se ka vendosur të dëbojë një diplomat rus, në konsultim me shtetet e BE-së dhe NATO-s, si dhe në shenjë solidarizimi me Britaninë e Madhe për shkak të rastit “Skripal”.
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, dje tha se diplomati ka dalur nga mandati i tij, kurse kryeministri Zoran Zaev tha se dëbimi i diplomatit nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet me Moskën./Telegrafi/