Telegrafi

Maqedonia, 356 milionë dollarë investime të huaja

Investitor më i madh në Maqedoni vitin e kaluar ka qenë Austria me 125.1 milionë dollarë, pastaj vijon Sllovenia me 50.8 milionë dollarë, Britania e Madhe me 30.8 milionë dhe Holanda me 29.1 milionë dollarë.

Investime më të mëdha kanë hyrë në sektorin Ndërmjetësim financiar edhe atë 146.6 milionë dollarë, ndërsa pas saj janë industria përpunuese me 66.5 milionë dollarë dhe furnizimi me energji elektrike, ujë dhe gaz me 35.9 milionë dollarë.

Në subjektet afariste me investimet e huaja të drejtpërdrejta punojnë gjithsej 38.239 njerëz, ndërsa numri i tyre vitin e kaluar në krahasim me vitin paraprak është rritur për 585 punëtorë.

Bruto-rroga mesatare për një të punësuar në ndërmarrjet me investime të huaja të drejtpërdrejta vitin e kaluar arrinte 28.200 denarë dhe është për një për qind më e madhe se vitin e kaluar, njoftoi Enti për statistikë.