Bordi i drejtorëve të Maqedonisë 2025 shprehin shqetësim lidhur me vazhdimin e krizës politike dhe vlerëson se vendi nuk duhet të humbas kohën në mosmarrëveshjet politike që janë një pengesë dhe një frenim i zhvillimit ekonomik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se të gjithë faktorët politkk në vend duhet të fokusohen në krijimin e vendeve të punës, shërbime publike më të mira dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët.
“Në një kohë të sfidave të mëdha, njerëzit duhet të veprojnë me qetësi dhe të përmbahen nga veprimet që janë të dëmshme për mirëqenien e popullit. Përfitimet e demokracisë, transparencës dhe liria e shprehjes duhet të drejtohen për tu përmirësuar vendin në ato zona që janë duke mbetur prapa në krahasim me demokracitë funksionale që kanë zhvilluar sisteme ekonomik dhe tregjeve”, thuhet në deklaratë.
‘Maqedonia 2025’ poashtu thekson se kriza dëmton procesin e zvogëlimit të punësimeve, nxitjen e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve në Republikën e Maqedonisë. /Telegrafi/