Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 13.458 pacientë në maqedoni. Prej tyre 10.052 janë shëruar dhe 563 kanë humbur jetën.
Momentalisht numri i rasteve aktive në vend është 2.843, ndërsa në Shkup ka gjithsej 829 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.
Prej komunave me më së shumti raste është Komuna e Çairit me 114 raste aktiv, Gazi Baba me 100, Aerodromi 99 dhe Karposhi 92.
Më pas vjen Komuna e Qendrës 81, Kisella Voda 84, Gjorçe Petrovi 63, Butelli 61, Shuto Orizare 36, Studeniçani 19, Saraj 20, Haraçina 15 dhe Ilindeni 12.
Sopishte ka 9 raste aktive, Çuçer Sandeva 6, Petroveci 8, dhe Zelenikova 4./Telegrai/