Telegrafi

Maqedonia 14 vite pa ish-presidentin Trajkovski

Sot në Maqedoni do të shënohet vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski i cili humbi jetën në afërsi të Mostarit nga një aksident ajëror.

Në këtë fatkeqësi kanë qenë edhe delegacioni i tij tetë anëtarësh të cilët gjithashtu kanë humbur jetën në këtë aksident, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për vdekjen e ish-presidentit Trajkovski janë përpiluar dy raporte nga dy grupe ekspertësh dhe që të dy raportet kanë dalë të ndryshme, që lë shumë për të dyshuar për mënyrën e vdekjes.

Zyrtarisht, pas vdekjes u raportua për ”gabime proceduriale gjatë aterimit” ndërsa në raportin e dytë thuhej se ka pasur mangësi mes komunikimit të kullës dhe pilotëve. /Telegrafi/