Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 150-të ka miratuar Propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për përcaktimin e të mirave dhe shërbimeve të cilat i nënshtrohen shkallës preferenciale të tatimit të vlerës së shtuar, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Me këtë vendim, siç theksohet, zvogëlohen çmimet e një numri të caktuar të ilaçeve, duke përfshirë ilaçet për mjekësi veterinere dhe përshkruhet shkallë tatimore prefernciale prej pesë për qind për energjinë për ngrohje, e cila u miratua në njërën prej mbledhjeve paraprake të Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, sot Qeveria e Maqedonisë gjithashtu miratoi Informacionin për rritjen e pagave në arsim duke nisur nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë./Telegrafi/