Në maj të këtij viti në vend janë evidentuar 98.998 turistë të cilët kanë realizuar 205.356 bujtje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Numri i turistëve në maj të vitit 2019 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është zvogëluar për 4,8%, ndërsa numri i bujtjeve për 2,8%.
Numri i turistëve vendor është zvogëluar për 4,1%, ndërsa i atyre të huaj për 5,2%.
Numri i bujtjeve i turistëve vendor në maj të vitit 2019, në krahasim me majin e vitit 2018 është zvogëluar për 11,7%, ndërsa numri i bujtjeve i turistëve të huaj është rritur për 2,1%.
Në periudhën janar-maj të vitit 2019, sërish, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 0,1% dhe atë: te turistët vendor për 2,6%, derisa te të huajt ka zvogëlim për 1,0%. Numri i bujtjeve është zvogëluar për 0,3% dhe atë: te turistët vendor për 0,4%, ndërsa te të huajt për 0,2%./Telegrafi/