Zvogëlohet numri i polisave të sigurimit në bujqësi për rreth 60 për qind, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit, Klime Poposki.
Gjatë vitit 2015 numri i polisave ka qenë 5.000, ndërsa vitin e kaluar ka pasur vetëm 2.000 të tilla.
Sipas Poposkit, ka mundësi të ndryshohet i tërë sistemi për sigurime në bujqësi, gjë që do të diskutohet edhe në takimin e sotëm të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra.
“Mestaraisht, në bazë vjetore deri më tani në sektorin e bujqësisë për sigurim nga fatkeqësitë elementare janë paguar nga 300 milionë denarë”, tha Poposki para fillimit të takimit në të cilin marrin pjesë bujq dhe përfaqësues të shkencës në vend./Telegrafi/