Telegrafi

Maqedoni, zvogëlohet numri i punëtorëve në industri

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i punëtorëve në sektorin Nxjerrje të xeheve dhe gurit në mars të vitit 2010, në krahasim me vitin 2009, është zvogëluar për 7.6 për qind.

Në industrinë përpunuese është zvogëluar për 6.8 për qind dhe në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz dhe ujë është zvogëluar për 2.3 për qind.

Numri i punëtorëve në industri në Maqedoni gjatë muajit mars të vitit 2010, në krahasim me numrin mesatar të punëtorëve të vitit 2005, është zvogëluar për 16 për qind.