Shpenzimet e jetesës në dhjetor të vitit të kaluar janë zvogëluar për 0.1%, ndërsa çmimet me pakicë kanë mbetur në nivelin e njëjtë në raport me muajin paraprak. Shpenzimet për jetesë dhe çmimet me pakicë, në 2016 shënojnë ulje prej 0.2% në krahasim me vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), në vitin 2016 ulje të shpenzimeve për jetesë janë vërejtur nga grupet. Ushqim dhe pije alkoolike dhe Shëndetësi për 0.4%, pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.2% dhe Mobilje, orendi dhe mirëmbajtje të orendive për 0.1%. Rritje ka tek grupet: Rekreim dhe kulturë për 1.2%, Transport për 0.5%, Veshje dhe veshmbathje dhe Mallra dhe shërbime të tjera për 0.2 dhe Restorante dhe hotele për 0.1%. Në nivel të vitit të kaluar janë grupet: Banim, ujë, elektrikë, gaz dhe karburante të tjera, Komunikime dhe Arsim, njofton AIM.
Ulje të çmimeve me pakicë ka te Produktet bujqësore për 0.8%, Shërbime për 0.3 dhe Pije për 0.2%. Rritje është vërejtur te Produktet Industriale-joushqimore për 0.3%, grupi Produkte industriale ushqimore është në nivel të vitit të kaluar.
Shpenzimet për jetë në dhjetor të vitit të kaluar në krahasim me dhjetorin e vitit 2015 shënuan zvogëlim prej 0.2%, ndërsa te çmimet me pakicë ka rritje prej 0.1%. /Telegrafi/