Ministria e ekonomisë sot e vazhdoi afatin e aplikimit për masës qeveritare për pushime falas për punonjësit me të ardhura të ulta deri më 20 nëntor me qëllim që të ju mundësojë sa më shumë qytetarëve të cilët i plotësojnë kushtet t’i dorëzojnë dokumentet e duhura, të parapara në thirrjen publike.
Deri më tani 650 qytetarë kanë shfaqur interes për shfrytëzim të masës së Qeverisë, ndërsa sipas mjeteve të siguruara për këtë qëllim, shumë prej 60 milionë denarësh, vlerësohet se pushim falas do të mund të shfrytëzojnë 4.000 familje, në vlerë prej 15.000 denarë, në njërën prej 60 objekteve hotelierike të vendosura në listë, të cilët janë regjistruar në Ministrinë e ekonomisë.
Thirrja publike është shpallur më 1 shtator, ndërsa të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë personat fizik të punësuar dhe të ardhurat e tyre familjare nuk e tejkalojnë shumën prej 22.000 denarë në muaj./Telegrafi/