14 emigrantë nga Pakistani janë zbuluar mëngjesin e djeshëm në një makinë “Audi A6” me targa të Shkupit dhe pa vozitës, në popmën e benzinës në fshatin Udovo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon MPB, Pas kryerjes së ekspertizës, në ora 06:00 vetura dhe emigrantët janë marrë nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në pikën kufitare “Bogorodicë”.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit vetura mbahet në Stacionin Policor të pikës kufitare “Bogorodicë”, ndërkaq emigrantët janë dorëzuar në Qendrën Pranuese për të Huaj në Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
Nga MPB thonë se vetura ka pasur targa nga një automjet transportues “Zastava”, ndërsa po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e plotë të rastit./Telegrafi/