Telegrafi

Maqedoni, vranësira dhe shi gjatë gjithë javës

Drejtoria për punë hidrometeorologjike edhe për ditën e nesërme njofton se moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut.

Moti me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut pritet të mbajë edhe në ditë e ardhshme.

Temperatura minimale gjatë javës do të lëvizë nga 2 deri 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 11 deri 24 gradë celsius.

Më nxehtë do të jetë të enjten kur temperatura ditore do të arrijë 24 gradë celsius./Telegrafi/