Kuvendi sot pasdite i votoi ndryshimet në Ligjin për menaxhimin me mbeturinat.
Me këtë ligj ndalohet importimi i mbeturinave që do të përdorej si karburant ndërsa ndryshimet u propozuan nga Rindërtimi Demokratik i Maqedonisë (RDM).
“Ndalimi i importimit të mbetruinave si karburant u votua sot në Kuvend. IShte një ndër kërkesat e ‘Frontit të gjelbër’ për të cilin bënim trysni dhe luubuan që të votohet pasdite. Seanca nuk ishte caktuar për sot, por kryetari Talat XXhaferi vendosi në rend dite pasdite dhe më në fund Kuvendi e votoi ndryshimet ligjore. Nga 102 të pranishëm 62 votuan për”, thonë nga Nisma 02./Telegrafi/