Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Dashtevski informoi se votimi i të sëmurëve, të pafuqishmit dhe personat me Kovid-19 dhe në vetizolim, aplikimet e të cilëve janë pranuar nga komisionet komunale zgjedhore, të burgosurit, personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe personat e zhvendosur brenda vendit, po zhvillohet pa pengesa.
“Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.824.863 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Sot, para ditës së zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë gjithsej 10.653 votues. Në vendvotimet në 13 institucionet ndëshkuese përmirësuese, mund ta realizojnë 1.899 votues.
“Të gjitha vendvotimet në institucionet ndëshkuese korrektuese janë të hapura në orën 7 dhe votimi atje do të zgjasë deri në orën 19. Deri në këto momente votimi po rrjedh pa problem”, njoftoi kryetari i KSHZ-së.