Gjykata Kushtetuese në seancë e sotme vlerësoi se është kundër kushtetuese kufizimi i zgjedhjes së kryetarit dhe zëvendësit të tij në Këshillin Gjyqësor vetëm për anëtarët që i zgjedh Kuvendi, ndërsa anëtarët e tjerë të Këshillit me të drejtë votë janë të përjashtuar, dhe e shfuqizoi nenin 8 paragrafi 3 në pjesën “të cilët janë zë zgjedhur nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nga Ligji për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Dispozita e plotë thotë se kryetari i Këshillit dhe zëvendësi i tij zgjidhen nga radhët e anëtarëve të Këshillit me të drejtë vote, të cilët i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa sipas Gjykatës Kushtetuese, shfuqizimi i një pjesë të nenit në fjalë është në kundërshtim me sundimin e të drejtës dhe ndarjen e pushtetit shtetëror.
Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, e anuloi edhe vendimin e Komunës së Kumanovës, me të cilin mundësohet ndërtimi i objekteve banesore jashtë zonës qendrore të qytetit, përkatësisht “Vendim për zbatimin dhe planifikimin e sipërfaqeve të ndërtimit me qëllim A2 në parcelat që ndodhen jashtë zonës qendrore të qytetit brenda kufijtë të zonës ndërtimore të Kumanovës, me numër 09-5643/4” datë 12.07.2022. Është anuluar edhe Konkluzioni nr. 08-5915/1 i miratuar më 12 korrik 2022 për publikimin e Vendimit që përmban dispozitat e kontestuara.
Gjykata këtë vendim e vlerëson si në kundërshtim me sundimin e ligjit të parashikuar në nënën 8 të Kushtetutës, në kundërshtim me nenin 51 dhe nenin 52 paragrafi 4, i cili parashikon se ligjet dhe dispozitat tjera nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, si dhe në kundërshtim me nenin 23 paragrafi 1, neni 24 paragrafi 55 dhe 56 të Ligjit për Planifikim Urban.
Konkretisht, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se vendimi prek drejtpërdrejt procedurat e filluara për marrjen e lejes së ndërtimit dhe vendos detyrimin për qytetarët që kanë filluar procedurat, por nuk kanë marrë vërtetim për vërtetimin e dokumentacionit të projektit, të rifillojnë procedurën nga fillimi.
Gjykata kushtetuese beson se kjo sjell pasiguri juridike, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të vështira për t’u hequr.