Gjatë vitit 2020 ka pasur 7.432 të sëmurë me diabet.
Këtë e thonë numrat e Entit Shtetëror për Statistika që i publikoi gjatë Ditës Botërore të Diabetit.
Në Maqedoni vitin e kaluar kanë humbur jetën 1.365 persona nga diabeti dhe si vend me 11.2% të sëmurë, hymë në grupin e shteteve me përqindje të lartë me diabet.
Ky është tregues alarmant, ndërsa sipas kryetarit të Lidhjes së Shoqatave të Diabetit, Dimçe Vellev nevojitet ndjekja e vazhdueshme e glikemisë./Telegrafi/