Site icon Telegrafi

Maqedoni, vitin e kaluar është rritur numri i aksidenteve në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se në Maqedoni nga gjithsej 4.019 aksidentet e regjistruara, përveç 122 aksidenteve ku humbën jetën 155 persona, në 3.882 aksidente të tjera u lënduan 6.224 persona.

Shkaku i aksidenteve të trafikut, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit të kaluar në shumicën e rasteve gabimet ishin të drejtuesit të makinës, edhe atë në gjithsej 3.918 raste ndërsa në 101 raste shkaku i aksidentit ishte faji i këmbësorëve.

Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të trafikut në Maqedoni janë shpejtësia, mosmbajtja e anës së duhur dhe drejtimit të lëvizjes, sjellja e pahijshme në komunikacion si dhe ngasja e makinës nën ndikimin e alkoolit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme, në vitin 2017 kanë ndodhur më shumë aksidente në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2016 u regjistruan 115 aksidente më shumë krahasuar me vitin 2017, përkatësisht 3.904 aksidente, prej të cilave 165 me vdekje dhe 5.971 me lëndime.

Exit mobile version