Përmes portalit kombëtar për shërbime elektronike që është lëshuar në përdorim sot zyrtarisht, qytetarët me një
paraqitje, emër të përdoruesit dhe fjalëkalim do të mund të marrin shërbime të ndryshme në formë elektronike.
Gjithmonë në radhë të parë, nuk ka më – kush do të pret përsëri”, është porosia për portalin e ri të Ministrisë për Shoqëri Informatike që i ka realizuar aktivitetet në pjesën më të madhe të ndihmës financiare nga BE.
“Në portalin uslugi.gov.mk në formë elektronike janë të kapshëm 127 shërbime të 28 institucioneve. Në të ardhmen ai numër do të rritet me faktin se në dispozicion janë 1.300 shërbime”, ka informuar ministri Damjan Mançevski në
takimin me gazetarë.
Siç ka shpjeguar, për rezultatet e dukshme të kësaj platforme elektronike i kanë paraprirë më shumë aktivitete, zgjidhje teknike dhe regjistra. Një pjesë e atyre zgjidhjeve është edhe katalogu i përpiluar i shërbimeve, si dhe regjistri qendror i popullatës që është bazë e Portalit kombëtar elektronik
Krahas shpejtësisë për marrjen e shërbimeve dhe kursimit në kohë mbi përfitimet kryesore, Mançevski e ka theksuar edhe uljen e korrupsionit. Saktë do të dihet se ku është një dokument i caktuar dhe nuk do të ketë më dokumente të ngatërruara në sirtarë”, ka thënë Mançevski.
Funksionimi i portalit do të zyrtarizohet në pres konferencën e ministrit Mançevski me kryeministrin Zaev.