Site icon Telegrafi

Maqedoni: Vidhet vetura nga vendpunimi i automekanikut

Një person nga fshati Llaskarcë ka denoncuar në polici se i është vjedhur një veturë nga vendpunimi i tij si automekanik.

Rastin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“MPB informon se një veturë e pasagjerëve e markës “Lada Niva” në pronësi të institucionit të Avokatit të Popullit është vjedhur nga një vendpunim i një automekaniku në autostradën Tetovë – Shkup. Personi me iniciale B.Sh.(32 vjeçar) nga fshati Llaskarcë, komuna e Sarajit ka denoncuar vjedhjen, duke theksuar se ajo ka ndodhur në periudhën ndërmjet datës 12 qershor 2022 deri më 14 qershor 2022”, thuhet në njoftim.

Policia po merr masa për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version