Vetëm një e treta e fëmijëve në Maqedoni janë pjesë e arsimit parashkollor, ndërsa shkenca ka treguar se mësimi cilësor në moshën e hershme mundëson performanca më të mira në arsimin e mëtutjeshëm.
Për këtë shkak është e nevojshme rritja e kapaciteteve dhe përmirësimi i cilësisë së kuadrit që është i përfshirë në arsimin e parashkollor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas përfaqësuesit të UNICEF-it në Maqedoni, është kyçe që fëmijët në moshën e hershme të jenë pjesë e sistemit më të mirë arsimor.
Nga Ministria e Arsimit thonë se kanë plan konkret për përmirësimin e procesit arsimor.
Në drejtim të rezultateve zhvillimore te fëmijët, nga Qeveria thonë se në buxhet janë paraparë investime kapitale në arsimin parashkollor, ndërsa një nga qëllim kryesore është edhe rritja e fëmijëve që do të shkojnë në çerdhe./Telegrafi/