Site icon Telegrafi

Maqedoni, vetëm 13 për qind e studentëve janë regjistruar në universitetet private

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin akademik 2016/17 janë regjistruar gjithsej 58.083 studentë, që paraqet ulje për 3 për qind në krahasim me vitin akademik 2015/16, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i studenteve (femra) ka arritur në 32.297 ose 55,6 për qind.

Numri më i madh i studentëve (86.6%) janë regjistuar në universitetet shtetërore, ndërsa 13 për qind janë regjistruar në universitetet private në vend.

Në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2016/17, janë regjistruar 16.710 studentë ose 28.8 për qind (këtu përfshihen edhe studentët të cilët për herë të dytë, tretë ose më shumë regjistrohen në vitin e parë)./Telegrafi/

Exit mobile version