Delegacionet e Kuvendit, Qeverisë dhe Kabinetit të Presidentit vendosën lule para përmendores të Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup, duke shënuar Ditën e luftës revolucionare maqedonase.
Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, i cili udhëhoqi delegacionin qeveritar, tha se pa revolucionarët maqedonas, vazhdimësia e luftës çlirimtare, e cila rezultoi me krijimin e shtetit të saj, ishte e pakonceptueshme.
Organizata Revolucionare Maqedonase, tha Kovaçevski, ka dalë si një forcë lëvizëse përmes së cilës janë organizuar të gjitha forcat progresive, pavarësisht nga origjina ideologjike.
“Sot Maqedonia e Veriut dhe karakteri i saj multikulturor nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh historinë, misionin dhe veprimtarinë e Organizatës Revolucionare Maqedonase, idetë e së cilës për një shtet maqedonas u realizuan në vitin 1944. Kjo është arsyeja pse përkujtimi i Goce Dellçevit duhet të na bashkojë ndërsa puna e tij bashkohet kudo që ai veproi”, tha Kovaçevski.
Përveç në Shkup, Dita e luftës revolucionare maqedonase festohet edhe në Bogomil, ku delegacionet do të vendosin lule në Shtëpinë përkujtimore të Petar Pop Arsov.