Site icon Telegrafi

Maqedoni, vendimet për paraburgim të katër deputetëve konfirmohen edhe nga Këshilli penal

Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 i konfirmoi në tërësi vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake, me të cilat ishte pranuar propozimi i prokurorisë kompetente për përcaktim të masës së paraburgimit për deputetët Kërsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, si dhe masë arresti shtëpiak për Johan Tarçullovskin dhe Zhaklina Peshevskën.

“Duke vepruar sipas ankesave të deklaruara kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake për përcaktim të masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak, ndërkaq sipas propozimit të PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Këshilli penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 solli vendim me të cilin vendimet e gjykatësit të procedurës paraprake me të cilët ishte pranuar propozimi i prokurorisë kompetente për përcaktimin e masës së paraburgimit për K.M. dhe L.A. si dhe masë të arrestit shtëpiak për J.T. dhe ZH.P i konfirmoi në tërësi”, kumtuan nga Gjykata Penale.

Lidhur me ankesën kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për Sasho Vasilevskin pas vendimit të marrë të këshillit, nga Gjykata thonë se opinioni do të informohet plotësisht, ndërsa lidhur me vendimin e procedurës paraprake për Ljupço Dimovskin nuk është deklaruar ankesë nga palët./Telegrafi/

Exit mobile version