Qeveria e Maqedonisë mori vendim për vazhdimi dimëror për dy ditë, përkatësisht deri në 22 janar për shkak të ndotjes enorme.
“Vendimi ka të bëjë me gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore, publike dhe private në Republikën e Maqedonisë. Vazhdimi i pushimi dimëror do të zgjas për dy ditë deri më 22 janar. Shkollat do të jenë në funksion, ndërsa nxënësit nuk do mbajnë mësim”, njoftojnë nga shërbimi qeveritar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kësaj periudhe, ministritë do të kenë koordinim të plotë me ministrinë e Arsimit dhe do të vendosin për vazhdimin e pushimit dimëror.
“Ministria e Shkencës dhe Arsimit ka mbështetur rekomandimet e ministrisë së Mjedis Hapësinor, si dhe grupin ndërsektoriale të punës ndjekjen e gjendjes së cilësisë së ajrit në ambient” tha ministri Arbër Ademi duke ju njoftuar pushimi dimëror do të vazhdohet për dy ditë, përkatësisht deri ditën e mërkurë.
Qeveria ndërmori disa masa dhe dha rekomandime për shkak të ndotjes së ajrit./Telegrafi/