Site icon Telegrafi

Maqedoni, vazhdon debati për draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në orën 11:00 do ta vazhdojnë seancën e 64 me diskutimin për draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës.

Mbrëmë deputetët me 65 vota “pro”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur” miratuan draft-amendamentin e XXXIV, ndërsa paradite miratuan draft-amendamentin XXXIII, i cili parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë Veriore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e pozitës dhe opozitës nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” Marrëvesjes së Prespës dhe ndryshimit të Kushtetutës. “Të përmbajtur” kanë votuar tetë deputetët e përjashtuar nga OBRM-PDUKM, të cilët mbështetën nevojën për hapjen e Kushtetutës.

Pas miratimit të draft-amendamenteve, qeveria si propozuese e ndryshimeve duhet të organizojë debat publik, ndërsa më pas vijon faza e tretë dhe e fundit për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version