Telegrafi

Maqedoni, vazhdojnë të arrijnë kërkesat për amnisti, numri arrin në 1.986

Në Gjykatën Penale deri më sot kanë arritur 1.986 kërkesa në lidhje me Ligjin për amnisti dhe nga Gjykata rikujtojnë se një pjesë e kërkesave mund të jenë për person të njejtë që është i dënuar në më shumë lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshillat penal nga departamenti për Krim të organizuar dhe korrupsion, siç kemi informuar më herët, punojnë vazhdimisht dhe të gjitha vendimet e sjella menjëherë dorëzohen te burgjet nga të cilat janë pranuar, për procedurë të mëtejme”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Nga Penalja bëjnë të ditur se duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave, të cilat vazhdojnë të arrijnë në Gjykatë, Këshillat penal vazhdojnë me punë edhe gjatë fundjavës me qëllim të respektimit të afatit ligjor për procedurën që fillon nga dita e pranimit të kërkesës dhe pasi të përfundojë procesi i vlerësimit të gjithë kërkesave të arritura në Gjykatë do të dilet me numër konkret për vendimet që janë sjellur./Telegrafi/