Site icon Telegrafi

Maqedoni: Vazhdojnë aktivitetet për regjistrimin, hapet konkurs për regjistruesit dhe instruktorët rajonalë

Konkursi për paraqitjen e kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë rajonalë për regjistrimin e ardhshëm do të shpallet nesër në katër gazeta ditore, si dhe në ueb faqen www.Popis2021.stat.gov.mk ku do të ketë aktiv edhe aplikacioni për paraqitje elektronike, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve, si dhe të gjithë ata të cilët janë paraqitur në konkursin e parë në mars të këtij viti, ta plotësojnë aplikacionin de të bëhen pjesë e ekipit të madh për regjistrim i cili në shtator do ta zbatojë Regjistrimin e shumëpritur të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht pas çfarë do të vijojë testimi, zgjedhja dhe trajnimi i kandidatëve të zgjedhur.

Nga Enti Shtetëror i Statistikës, theksojnë se kontributi i secilit prej nesh në aktivitetet e regjistrimit paraqet përfitim për të gjithë, dhe si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në zbatimin e Regjistrimit dhe si sigurues të të dhënave.

Regjistri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut do të mbahet prej 5 deri më 30 shtator të këtij viti.

Exit mobile version