Telegrafi

Maqedoni, vazhdojnë aktivitet e partive politike për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë komunash edhe sot e vazhdojnë fushatën për rrethin e dytë për zgjedhjet lokale të caktuara për më 29 tetor.

Kandidatët për kryetar komune të Çairit, të Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi dhe të Aleancës për Shqiptarët, Faruk Avdiu morën pjesë në ndeshjen e futbollit që u mbajt në stadiumin afër VERO-s.

Karvani qendror i LSDM-së dhe koaliconit është me qytetarët e Kavadarit, Demir Kapisë, Gradskos dhe Rosomanit. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe kandidati për kryetar komune të Kavadarit, Betian Kitev pasdite do të kenë debat me qytetarët e Kavadarit. Zaev dhe Kitev do t’i vizitojnë dhe do të bisedojnë me qytetarët nga bashkësitë urbane “Kiro Kërstev” dhe “Slloga” në Kavadar.

Pasdite, në orën 17:00, Zaev do të takohet me banorët e komunës Gradsko, ndërsa do ta vizitojë edhe lokacionin ku është planifikuar zona industriale. Zaev do të takohet edhe me qytetarët e Rosomanit dhe Demir Kapisë, ku në orën 20:00 do të mbahet tubim.

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski pasdite do të realizojë takim me banorët e komunës së Gazi Babës dhe komunës së Butelit. Gruevski do të realizojë takim me banorët e Stajkovcit dhe pastaj me banorët e Hipodromit, Autokomandës dhe lagjes së Hekuranës.

Në komunën e Butelit, në orën 19:00 Gruevski do të ketë fjalim në tubimin në fshatin Lubancë./Telegrafi/