Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot në Resnjë realizoi takim pune me prodhuesit e mollëve.
Në takim, ministri Nikollovski njoftoi prodhuesit e mollëve se masa për subvencione shtesë prej 3 denarë për një mollë të dhënë industriale po vazhdon dhe do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2019. Zgjatja e afatit të masës është me kërkesë të prodhuesve të mollëve.
Shuma e masës është 3 denarë shtesë për një mollë industriale të dorëzuar tek blerësit e regjistruar duke përfshirë edhe mollët që eksportohet. Me këtë vendim, pritet të blihen deri në 30.000 ton mollë, të cilat janë 90 milionë denarë të reja për prodhuesit e mollëve.
MBPU-ja prezantoi këtë masë shtesë vitin e kaluar dhe në periudhën pas hyrjes në fuqi deri më sot, janë blerë 45 mijë kilogramë mollë, që është 2-3 herë më shumë se vitet e mëhershme. Kjo është për rreth 2.5 milionë euro më shumë që do të vinë këtë vit nga prodhuesit e mollëve në rajonin e Prespës./Telegrafi/