Qeveria në seancën e sotme vazhdoi afatin për aplikim për subvencione deri më 15 shtator, në vend të afatit që ishte deri më qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë u vendos edhe për ndryshime dhe plotësime të Programit për mbështetje financiare të bujqësisë për vitin 2017, me çka do të mundësohet kompensimi i bujqive të cilët kanë dëme nga vërshimet në rajoninin e Tetovës dhe bujqit që u dëmtuan nga ngricat pranverore këtë vit./Telegrafi/