Site icon Telegrafi

Maqedoni: Vazhdimi i të drejtës së bursës – për nxënësit në shtator, për studentët në tetor

Afati për dorëzimin e dokumenteve për vazhdimin e të drejtës së bursës është prej 1 deri më 30 shtator për nxënësit dhe prej 1 deri 30 tetor për studentët.

MASH-i në ueb-faqen e saj publikoi se dokumente në afatin e paraparë mund të dorëzojnë të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës së bursës për nxënës dhe studentë të realizuar në ndonjë nga vitet paraprake shkollore/akademike, të cilët i plotësojnë kushtet për vazhdimin e bursës.

Shfrytëzues i bursës për nxënës duhet të dorëzojë vërtetim për nxënës të rregullt për vitin shkollor 2021/2022 dhe kopje nga dëftesa e fundit.

Shfrytëzuesit e bursës duhet të dorëzojnë vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm, gjegjësisht vitit të studimit dhe certifikatë/ vërtetim për provimet e parapara dhe të dhëna me sukses nga vitet e kaluara dhe indeksin në shikim, si dëshmi se ka dhënë 80% gjegjësisht 90% ( varësisht nga lloji i bursës të cilën e shfrytëzon) nga provimet e parapara, gjegjësisht se ka ruajtur notën mesatare të studimeve në përputhje me kontratën e bursës.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike me bashkëngjitjen e dokumentacionit përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk, nëse studentët nuk kanë mundësi të dorëzojnë të njëjtët në mënyrë elektronike atëherë dorëzojnë në Shërbimin Administrativ në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ose përmes postës ( dërgesë rekomanduese me letër kthyese) në adresën : Bul. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup ose drejtpërdrejtë në Ministri.

Exit mobile version