Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij viti, lidhur me shkurtin e vitit të kaluar është ulur për 0,2 për qind. Ulja prej 3,2 për qind e numrit të punëtorëve është regjistruar edhe në periudhën janar – shkurt të këtij viti, në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Në sektorin industrinë e përpunimit është regjistruar rënie prej 3,6 për qind të numrit të punëtorëve në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, në minierë dhe nxjerrjen e gurëve për 0,8 për qind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike, gaz dhe avull dhe ajër të kondicionuar rënie prej 0,3 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në shkurt të vitit 2020, në krahasim me shkurtin e vitit 2019, shënon rënie te energjia për 0,6 për qind, prodhimeve intermediare, përveç energjisë për 4,2 për qind, prodhimeve të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6,6 për qind dhe prodhimeve të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,5 për qind, derisa rritje shënon te prodhimet kapitale për 0,4 për qind.