Telegrafi

Maqedoni, ulet numri i nxënësve të shkollave të mesme, rritet numri i filloristëve

Foto: Ilustrim

Në vitin shkollor 2016/2017 në shkollat e rregullta fillore në Maqedoni janë evidentuar 192.715 nxënës që paraqet rritje për 3.6% në krahasim me vitin shkollor paraprak, kumtoi sot ESHS (Enti Shtetëror për Statistikë), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shkollat e mesme, ndërsa, janë regjistruar 76.394 nxënës që paraqet ulje për 4.9% krahasuar me vitin shkollor paraprak. /Telegrafi/