Në vitin shkollor 2017/2018 numri i përgjithshëm i nxënësve dhe studentëve të vendosur nëpër konvikte në shkollat e mesme dhe fillore është 6.334, që paraqet ulje për 6.2 për qind në krahasim me vitin 2016/2017.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në shtëpitë për nxënës që i posedojnë shkollat e mesme fetare, janë vendosur 247 nxënës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raportin vjetor të ESHS janë përfshirë 37 shtëpi: shtëpitë për nxënës në shkollat fillore, shtëpitë për nxënës në shkollat e mesme, shtëpitë për nxënës në shkollat e mesme fetare dhe konviktet e studentëve.
Nga ESHS thonë se shtëpitë për nxënës dhe konviktet e studentëve sigurojnë vendosje, ushqim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve gjatë kohës së shkollimit jashtë vendeve të tyre të qëndrimit./Telegrafi/