Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2021, krahasuar me vitin paraprak 2020, numri i përgjithshëm i bagëtive është ulur për 20.1 %.
Rënie e numrit të bagëtive është vërejtur në të dy sektorët, në ekonomitë bujqësore individuale dhe në subjektet afariste (ndërrmarjeve dhe shitoreve bujqësore).
Numri i derrave te subjektet afariste në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, është rritur për 12.4 %, ndërsa tek ekonomitë individuale bujqësore është rritur për 13.9 %.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, numri i përgjithshëm i deleve në vitin 2021 u rrit lehtë për 0.4%, ndërsa në të njëjtën periudhë, numri i dhive është ulur për 20.3%.
“Numri i shpendëve në vitin 2021, krahasuar me vitin paraprak, është ulur për 9.7%”, thuhet në njoftimin e ESHS-së./Telegrafi/