Telegrafi

Maqedoni, udhëheqësit shtetëror dhe politikanët marrin pjesë në liturgji për Krishtlindje

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot, me rastin e festës së krishterë të Lindjes së Krishtit-Krishtlindjes, do të marrë pjesë në një liturgji hierarkike në Kishën e Shën Gjergjit në Ohër, thonë nga kabineti i tij.

Delegacioni i Qeverisë nën udhëheqjen e kryeministrit Oliver Spasovski, zv. kryeministri Bujar Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të marrin pjesë në një Liturgjin Hyjnore të shenjtë me rastin e Lindjes së Krishtit-në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski gjithashtu njoftoi praninë e tij në liturgji.

Përndryshe Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë z.z. Stefan në katedralen e Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, do të deklaroj Liturgjinë e Hierarkit Basili i Madh me rastin e Lindjes së Krishtit-Krishtlindja./Telegrafi/