Në Kuvendin e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë tre komisionie, edhe atë Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike dhe Komisioni Legjislativ.
Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në leximin e dytë do t’i rishikojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, projektligjin për ndryshimin e Ligjit për kontrollet kufitare dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim dhe tregti me armë dhe pajisje ushtarake.
Në rend të ditës të Komisionit për Çështje Ekonomike në mes tjerave janë propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e agjencisë për promovimin e ndërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërmarrjet publike, projektligji për ndryshimin e ligjit për themelimin e agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit, projektligji për dryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqërit tregtare. Të gjitha këto propozim-ligje janë në leximin e dytë.
Ndërsa Komisioni Legjislativ sot do të mbajë senacën e 54 dhe 52./Telegrafi/