Detyrimet tona ndaj NATO-s deri në Samitin e rradhës në korrik të vitit 2018 do të plotësohen, por në procesin e pranimit të shteteve anëtare të reja ndikim të tyre do të kenë edhe kalkulimet kombare të 29 shteteve anëtare për shkak të parimit të vendimit konsenzual, thotë në intervistë për Deutsche Welle koordinatori kombëtar për përgatitje të vendit për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski, duke shprehur pritjet e tij se këtë herë do të jetë dominues interesi kolektiv për një Evropë më të sigurtë.
Për atë se çka në fakt ka ndryshuar gjatë nëntë viteve pas Samitit të Bukureshtit, Pendarovski thekson se në thelb është ndryshuar edhe mjedisi i brendshëm dhe ai i jashtëm. Gjatë kësaj kohe, tre shtete tjera nga rajoni u bënë anëtare të NATO-s, ndërsa BE-ja në Ballkan mbeti vetëm teknikisht, faktikisht u pasivizua për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme për ardhmërinë e projektit evropian, të cilët pas 11 shtatorit e ka lënë udhëheqësinë e rajonit në duart e Brukselit.
Sa i përket mjedisit të brendshëm Pendarovski thotë se para Samitit të Bukureshtit Maqedonia me të vërtetë ka pasur stabilitet politik dhe marrëdhënie të mira ndër-etnike dhe për këtë shkak vendi pranoi statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Ai thotë se është ironi e historisë se sot, të gjitha përpjekjet e Qeverisë për reforma janë të orientuara në arrtjen e nivelit që shteti e ka pasur në dhjetor të vitit 2005.
“Sipas vlerësimeve të NATO-s, Maqedonia në vitin 2008 kishte plotësuar kriteret për anëtarësim, prandaj edhe përkundër përpjekjeve shumëvjeçare të regjimit në drejtim të kundërt, në aspektin ushtarak-teknik më së shpejti mudn të kthehemi në pozicionet e vjetra. Por, këtu dua veçanërisht të theksoj ndikimin e anëtarësimit në NATO në ekonominë e vendit. Si rezultat i anëtarësimit në NATO, të gjitha shtetet ish-komuniste shënuan kërcim në investimet e drejtpërdrejta të huaja që në dy vitet e para”, tha Pendarovski.
Stevo Pendarovski para dhjetë ditësh u emërua koordinator kombëtar për përgatitje të vendit për anëtarësim në NATO, funksion ky që për herë të fundit ka qenë aktiv në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur në atë pozitë ka qenë Ministri i tanishëm për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/