Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për shprehje interesi për të gjithë hotelet në vend që kanë më shumë se 50 shtretër dhe janë të interesuar që vullnetarisht të japin këto hapësirat ti japin për formimin e karantinave shtetërore për banorët me qëllim të ballafaqimit me coronavirusin.
Shuma maksimale që shteti mund të sigurojë për objektet hotelerike është deri në 10 euro për shtrat në ditë.
Hotelet që do të japin objektet e tyre në dispozicion duhet të sigurojnë tre vakte në ditë për secilin qytetar që përdor një shtrat, si dhe mirëmbajtjen e higjienës në hotel./Telegrafi/