Telegrafi

Maqedoni, thirrje e dytë publike për subvencionimin stufave me peletë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp deklaroi se nga sot fillon thirrja e dytë publike për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve për blerjen e stufave me peletë, ku amvisëritë do t’i zëvendësojnë qymyrin, drutë apo burimet e naftës.

“Me rebalancin e buxhetit, Ministria e Ekonomisë kërkoi dhe morri mjete shtesë në vlerë prej 7.000.000 denarë për subvencionimin e stufave me peletë për amvisëritë. Me këtë do të kontribuojmë për rritjen e ndërgjegjes, për mbrojtjen e energjisë që është resurs i shtrenjtë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, ku ndotja gjatë sezoni vjeshtor dhe dimëror në vitet e fundit krijon shumë vështirësi. Këto masa janë edhe në përputhje me planin qeveritar për ajër të pastër”, tha Bekteshi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bekteshi sqaroi se në thirrje publike janë cekur kushtet dhe dokumentet e nevojshëm për aplikimin që zgjat deri më 12 dhjetor të këtij viti dhe se mbështetja e amvisërive shkon sipas principit “i pari i ardhur – i pari i shërbyer”./Telegrafi/