Site icon Telegrafi

Maqedoni: Thirrja publike për ndihmë financiare të kompanive shpallet javën e ardhshme

Thirrja për kompanitë vendase që të mund të konkurojnë për ndihmë financiare me masat e shtyllës së tretë të planit qeveritar për rritje ekonomike, do të publikohet të mërkurën javën e ardhshme, paralajmëroi sot zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç thekson, gjatë kohës së konkursit, ku do të pasojnë edhe tjerë për këtë qëllim, kompanitë do të mund të aplikojnë për fitime financiare.

Ditën e martë në seancën qeveritare kanë qenë të rishikuara rregulloret kriteret e shpërndarjes dhe planifikimit të ndihmës financiare, me vlerë prej 10,5 milionë euro, me çka janë përgatitur kushte për publikimin e thirrjes.

Lexo po ashtu Katër masa financiare për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme miratoi Qeveria e Maqedonisë

Siç kanë lajmëruar më herët drejtori i Fondit për risi dhe zhvillim teknologjik, Jovan Despotovski, thirrja do të zgjas 45 ditë, ndërsa vlerësimi i projektit të firmave duhet të mbarojë deri më 60 ditë. Me shtyllën e tret të planit qeveritar, ndihma më e madhe financiare është paraparë me masën numër tre për ndihmë dhe zhvillim të produkteve për risi dhe shërbime. /Telegrafi/

Exit mobile version