Telegrafi

Maqedoni: Terapitë për Glaukomën, jashtë listës pozitive

Terapitë moderne për shërimin e glaukomës ende janë jashtë listës pozitive të Fondit Shëndetësor. Pacientët e prekur nga kjo sëmundje paguajnë nga xhepi i tyre për terapitë më të fundit, ndërsa me recetë pacientët mund të marrin vetëm një grup të ilaçeve të cilat janë më të vjetra. Nga Shoqata e Oftamologëve thonë se kanë kërkuar disa herë nga Fondi Shëndetësor që në listën pozitive t’i përfshijë terapitë më të fundit, por deri më tani nuk ka pasur hapa konkret. Maqedonia e Veriut nuk posedon as regjistër i cili do të evidentojë numrin e të prekurve nga kjo sëmundje.

“Ilaçet më të shtrenjta nuk janë në listën pozitive të Fondit Shëndetësor, pacientët çdo muaj patjetër t’i blejnë vet. Glaukoma është sëmundje kronike dhe terapia duhet të merret deri në fund të jetës, pos pacientëve që kanë pasur ndërhyrje kirurgjikale. Do të duhej që të krijohet regjistri kombëtar për Glaukomën, kur ai do të përgatitet do të dihet numri i saktë i personave që vuajnë nga Glaukoma”, deklaroi Vesna Dimoska Jordanova, oftamologe.

“Vendosi pika në sy. Nuk janë me recetë, i blej privat. Sarga dhe Timulol quhen, Sarga është e shtrenjtë, Timulola jo dhe aq por më duhen, duhet t’i marr”, u shpreh një paciente.

Pos problemeve me terapitë, pacientët përballen edhe me pengesa gjatë caktimit të kontrollove.

“Unë kam tension të syve shkoj rregullisht te mjeku, tani kam rritje më të madhe të tensionit. Herën e fundit në kontroll isha para një viti, por zakonisht kam shkuar në gjashtë muaj por tani nuk mund të caktoj termin prandaj erdha këtu të kontrollohem”, tha një pacient.

Glaukoma llogaritet si shkaku i dytë më i zakonshëm për verbërinë në mbarë botën. Në nivel botëror 1 deri 2 për qind e popullatës vuajnë nga kjo sëmundje. Deri në vitin 2020 pritet që numri i të prekurve nga kjo sëmundje të rritet në 11,2 milion njerëz./Alsat/