Site icon Telegrafi

Maqedoni: TEC Manastir i demantoi akuzat e liderit të OBRM-PDUKM-së

Drejtori i “TEC Manastir”, Vasko Kovaçevski sot publikisht i ka demantuar akuzat e liderit të OBRM-PDUKM-së Hristjan Mickoski për udhëheqje kriminale, korrupsion dhe nepotizëm në punën e kombinatit më të madh të energjisë elektrike.

Në inters të së vërtetës, e informojmë opinionin se përfaqësues i ndërmarrjes publike për gërmim të qymyrit TEC Manastir është firma GP “Pelister” Manastir dhe në përputhje me marrëveshjen, GP “Pelister” ka mundësi të angazhoj nënkontraktorë, për të cilat kompania duhet të njoftohet në kohën e duhur dhe të saktë dhe të marrë pëlqimin.

Në konferencën e sotme për shtyp të “TEC Manastir”, drejtori Kovaçevski njoftoi se në të ardhmen të gjithë, duke përfshirë edhe udhëheqësin e OBRM-PDUKM-së, të cilët do të prodhojnë lajme të rrejshme, false dhe keq informacione të ndërtuara, që do të mashtronin publikun, do të përballen me një përgjigje të vendosur dhe kategorike. /Telegraf/

Exit mobile version