Nesër në ora 18:00 do të mbahen bisedime të reja mes grupeve punuese të LSDM dhe OBRM-PDUKM-së për Ligjin e ri për prokurori, që përfshin edhe PSP-në.
LSDM dhe OBRM-PDUKM kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me PSP-në. Zaevi është kategorik se për të e pranueshme gjithçka që por që nuk ka amnisti për krim të kryer ndërsa kreu i OBRM-PDUKM-së, insiston që PSP të bëhet e pavarur, por edhe institucion që jep përgjegjësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të kërkohen mbështetje edhe nga tetë deputetët e pavarur të OBRM-PDUKLM-së, nga Lëvizja Besa dhe nga Aleanca për Shqiptarët.
Propozim-ligji për prokurori publike është një nga legjislativat kyçe që Komisioni Evropian i pret para vendimit për caktimin e datës për bisedime në BE-në.
Përndryshe nesër kryeministri Zoran Zaev do të takojë kryetarin e ASh-së, Ziadin Sela dhe kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Zaev pritet të bisedojë edhe me opozitën shqiptare për të ardhmen e PSP-së./Telegrafi/