Telegrafi

Maqedoni, do të ulen gjobat në trafik ndërsa gjoba maksimale do të jetë 250 euro

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratuan propozimet dhe ndryshimet e një seri ligjesh në MPB, në mënyrë që të përputhen me Ligjin për kundërvajtje që u miratua më herët.

Në pjesën e gjobave në Ligjin për siguri në komunikacion është paraparë ulja e dënimeve. Dënimet do të jenë nga 15 deri 250 euro si gjobë më e lartë, përveç kundërvajtjeve që sigurojnë jetën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me ndryshimet e reja përcaktohet vlefshmëria e patentë shoferit për shoferë të vjetër nga 70 në 75 vjet. Gjithashtu, parashihet masa për marrjen e përkohshëm të një automjeti që shkakton shumë zhurmë dhe prish rendin publik si dhe automjetet me vlefshmëri të skaduar të licencës së trafikut.

“Përveç gjobave, rregullohet edhe pjesëmarrja e trotinetëve në komunikacion me qëllim që të mbrohen edhe ata që vozisin trotientët”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp./Telegrafi/