Ministria për Ekonomi ka konfirmuar për agjencinë Makfax se pas miratimit të Ligjit për energjetikë dhe aktet nënligjore do të shqyrtohet mundësia për subvencionimin e vendosjes së panelëve diellor për qytetarët dhe amvisëritë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, mënyra e kyçjes, shfrytëzimiz dhe qasjes së sistemit elektroshpërndarës nga shfrytëzuesit që prodhojnë energji elektrike të rinovueshme do të përcaktohet me rregulla rrjetore për shpërndarje.
Kjo u jep mundësi qytetarëve të vendosin panelët e duhur në amvisëritë e tyre dhe të prodhojnë energji elektrike për nevojat e tyre dhe kjo kontribuon në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë./Telegrafi/